Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes 2026/2027, i cili nis zyrtarisht sot, më 15 tetor, për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit. Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve për sezonin e ri, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Bersant Beka, në bashkëpunim me menaxhmentin, ka konstatuar…