Rumania ka rrëzuar tre dronë brenda vetëm tri ditësh, ndërsa autoritetet rumune kanë konfirmuar se njëri prej tyre ishte i tipit “Shahed”, i përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, njoftoi se të dielën në mëngjes një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore rumune rrëzoi një dron mbi ujërat territoriale të Rumanisë, në zonën Sulina–Chilia në deltën e Danubit, pranë…