Sezoni i dasmave, që gjeneron qarkullim të madh financiar, ka vënë në lëvizje Administratën Tatimore të Kosovës. Institucioni ka nisur kontrolle të shtuara për të verifikuar deklarimin e të hyrave dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore nga dhjetëra veprimtari që përfitojnë nga organizimi i ahengjeve familjare. Administrata Tatimore e Kosovës ka intensifikuar veprimet operative dhe kontrollet ndaj bizneseve dhe individëve që ofrojnë shërbime në dasma, ahengje…