Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut.
Një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion, ndërsa aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Me datë 27.07.2026, rreth orës 12:17, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi.
Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te ky aksident tragjik. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e parapara me urdhër të organeve kompetente.
