Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor fillon zyrtarisht nesër, ndërsa partitë politike tashmë kanë bërë të ditura aktivitetet me të cilat do ta hapin garën zgjedhore në qytete të ndryshme të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar tubimin hapës në Palestrën Sportive në Ferizaj, me fillim nga ora 19:30. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës do ta nisë fushatën…