Botë Lajme Shëndetësi

Rritet në 13 numri i rasteve me hantavirus, OBSH: Situata mbetet stabile

Numri i rasteve me hantavirus të lidhura me një anije turistike ku u regjistrua shpërthimi i infeksionit është rritur në 13, transmeton KFVAgency.com

Në një postim në rrjetin social X, drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se në Spanjë është konfirmuar një rast i ri mes pasagjerëve që ndodhen në karantinë.

“Spanja raportoi një rast të ri midis pasagjerëve që janë në karantinë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 13”, deklaroi ai, raporton Reuters.

Sipas tij, nuk janë regjistruar vdekje të reja që nga 2 maji, ndërsa gjendja vazhdon të jetë e stabilizuar dhe nën kontroll.

“Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët mbeten në karantinë”, shtoi ai.