Lajme Shqipëri

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, të paktën tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” pasditen e sotme (27 maj).

Raportohet se një makinë është përplasur me një kamionetë në “Tunelin e Kalimashit” dhe për pasojë raportohet për të paktën 3 të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.