Mijëra qytetarë janë mbledhur në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Gjatë protestës, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “marre” ndaj Qeverisë, e cila, ndonëse ka kaluar një javë që nga dërgimi i iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ende nuk ka kthyer përgjigje lidhur me të. Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, tha…