Në mbledhjen e së hënës, Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.
Siç deklaroi kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, buxheti i projektuar është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026.
Projektbuxheti parasheh ndarjen e pagës së 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit, si dhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga 1 korriku i vitit 2027.
Sipas Kurtit, buxheti për paga pritet të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa një tjetër masë e paraparë është rritja graduale e shtesave për fëmijë.
Në Projektbuxhetin për vitin 2027 është paraparë edhe rritja e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas kërkesës së tyre.
