Ekonomi Kosovë Lajme Politikë

ZKA gjen parregullsi – blerje e shpenzime pa ‘kontroll’ në MASHT

Shumë parregullsi, Zyra Kombëtare e Auditimit gjeti në Ministrinë e Arsimit.

Mes tyre janë pagesat që janë nënshkruar nga persona që s’kishin autorizim për këtë punë e mosmenaxhim i duhur i buxhetit.

Veç kësaj MASHTI, nuk menaxhoi mirë as pasurinë që kishte.

Madje, sipas raportit thuhet se i nënvlerësoi ato ani se vlera ishte mbi 1 milion euro.