Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vrasje në Pejë, gruas dyshohet se ia mori jetën kunati!

Një grua është vrarë të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuari për vrasjen është kunati i saj.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar se bëhet fjalë për një vrasje.

“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkohë, avokatja e viktimës ka reaguar pas ngjarjes, duke zbuluar edhe fjalët që, sipas saj, Arlinda ia kishte thënë gjatë kohës kur ajo e përfaqësonte në rastet që lidheshin me dhunën në familje.

Sipas avokates, Arlinda i ishte drejtuar me lutjen që të bënte gjithçka për djalin e saj, duke i thënë se nuk i duhej jeta pa të.

Në reagimin e saj, avokatja ka ngritur edhe pretendime për përgjegjësinë e institucioneve në mbrojtjen e viktimës dhe ka paralajmëruar se do t’i publikojë dëshmitë që, sipas saj, lidhen me rastin.