Kosovë Lajme Politikë

Qeveria i kërkon Presidentes autorizimin për marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Investimer

Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se qeveria e vendit ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në njoftimin për media, njoftohet se qeveria ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.

‘’Mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 8 tetor 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.’’, thuhet në njoftim.