Lajme Sport

Tri medalje të bronzta për Kosovën në Kupën Evropiane të xhudos në Selanik

Kosova ka fituar tri medalje të bronzta në Kupën Evropiane për Kadet, që po mbahet në Selanik të Greqisë, falë paraqitjeve të xhudisteve Milot Gashi, Arba Hasanaj dhe Elvira Ukaj.

Milot Gashi e siguroi medaljen e bronztë në kategorinëderi 66 kilogramë, Arba Hasanaj siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë, ndërsa Elvira Ukaj në kategorinë mbi 70 kilogramë.

Njoftimi i plotë:

Tre medalje për Kosovën në Selanik!

Nga tatami i Kupës Evropiane për Kadet, Milot Gashi, Arba Hasanaj dhe Elvira Ukaj e përfaqësuan Kosovën dhe u ngjitën në podium.

Milot Gashi -66kg

Arba Hasanaj -70kg

Elvira Ukaj +70kg

Nën drejtimin e trajnerëve Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.

POSTIMI