Kosovë Kronikë Policore Lajme

SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia: Ngushëllime familjes

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.

SHKKSH, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.

Po ashtu, ata kanë falënderuar ata që janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar në kërkimin e Mehmetit.

Ndryshe, paraditen e sotme, SHKKSH, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz.