Kosovë Lajme Politikë

Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Justina Shiroka-Pula u zgjedh si presidente e re e Republikës së Kosovës.

Në një postim, Kurti tha se tani Kosova ka institucione stabile.

“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel” shkroi Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.

Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!

Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!