Kosovë Kronikë Policore Lajme

Tre persona gjenden pa shenja jete, Policia nis hetimet!

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton tri raste të vdekjes në Kosovë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rastet janë në Kamenicë, Shtime e Prizren.

Raporti policor:

Kamenicë, 06.10.2026 – 20:36. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore edhe mjeku kompetent i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shtime 06.10.2026, 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Prizren NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rasti nën hetime.