Kosovë Lajme

Edhe nxënës të shkollave dalin te Kuvendi, i bashkohen protestuesve para fillimit të seancës

Nxënës nga shkolla të ndryshme i janë bashkuar sot protestës “Jo në emrin tim” para Kuvendit të Kosovës, ku qytetarët po vazhdojnë qëndrimin në pritje të fillimit të seancës dhe votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Pas 19 netësh protestë, sot vëmendja është te Kuvendi dhe te deputetët e Republikës së Kosovës.

Studentët që i janë bashkuar protestës kanë një kërkesë të qartë: deputetët të marrin përgjegjësinë e tyre dhe ta votojnë ligjin.

Protestuesit kanë qëndruar gjatë natës para Kuvendit, ndërsa sot, bashkë me studentët dhe qytetarët e tjerë, do të vazhdojnë të qëndrojnë aty gjatë zhvillimeve në Kuvend.