Kosovë Lajme

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së pas një e-mail që ua ka çuar

Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas pakënaqësive lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu.

Studentët pretendojnë se rektori i ka kërcënuar përmes një emaili, gjë që ka nxitur reagimin e tyre dhe organizimin e protestës.

Një prej protesuesve i ka thënë Hajrullahut se i ka krahasuar me “regjim serb” dhe kanë kërkuar që ai të tërheq e-mailin dhe të kërkojë falje.

Hajrullahu ndërkohë i ka ftuar studentët që të dialogojnë brenda në rektorat dhe ka thënë se policia s’ka se çfarë kërkon në oborrin e UP-së.