Kosovë Lajme

‘‘Jo në emrin tim’’, pamje nga protestat në Gjermani, Zvicër e Suedi kundër dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kapërcyer kufijtë, me tubime të zhvilluara gjatë ditës së sotme edhe në disa shtete të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Suedinë dhe Zvicrën.

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar pamje nga këto protesta ku shihet një pjesëmarrje e madhe e mërgatës shqiptare.

Me pankarta në duar dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, bashkatdhetarët kanë kërkuar drejtësi dhe rishikim të vendimit të Gjykates Speciale.