Kosovë Lajme

Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, studentët shqiptarë largojnë simbolin maqedonas!

Flamuri shqiptar është rikthyer në majën e Korabit, pasi më parë ishte larguar për t’u zëvendësuar me flamurin e Maqedonisë së Veriut.

Maja e Korabit, e cila lartësohet në 2 mijë e 764 metra mbi nivelin e detit, shënjon pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rikthimi i simbolit kuqezi në majë u realizua nga një grup studentësh shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova, në bashkëpunim me banorë të Maqellarës, siç bëri të ditur përmes një njoftimi Azgan Haklaj.

VIDEO

Në këtë aksion, sipas deklarimit të grupit, ka pasur edhe interesimin e ambasadorit Denion Meidani.

Ngjarja vjen pas një serie zhvillimesh në majën e Korabit. Në fund të shtatorit, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin se në vendin ku ishte vendosur më herët simboli shqiptar ishte shfaqur një flamur maqedonas. Rasti u raportua edhe nga mediat e Maqedonisë së Veriut.