Një zjarr fushor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Torinë të Lipjanit.
Rasti është raportuar më 3 tetor, ndërsa si pasojë e zjarrit janë përfshirë nga flakët një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë, të destinuara për ushqim të bagëtive.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit.
Sipas raportit, dëmet e shkaktuara janë në vlerë të konsiderueshme dhe prekin pronën e tri viktimave.
Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar veprën penale si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
