Kosovë Lajme

Specialja: ZPS vërtetoi se ishte kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave!

Pak para vendimit, kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka vërtetuar se është kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave.

Ai po ashtu shtoi se ZPS ka vërtetuar se pos krimit të luftës, janë kryer edhe arrestime e ndalime të kundërligjshme.

“Trupi gjykues konstatoi që ZPS vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës, i arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, ose sipas pikës 3, ndaj së paku 385 personave”, tha Smith.