Trepça ka reaguar rreth vjedhjes së trafove, duke thënë se kjo është bërë në hapësirat e ndërmarrjes, dhe se ato, nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore.
Tutje, në njoftim shtohet se, trafot nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual të ndërmarrjes, dhe se, këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti.
“Theksojmë se trafot në fjalë nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë shërbyer më herët në njësi që aktualisht janë jashtë funksionit (pasive). Si të tilla, këto nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual të ndërmarrjes. Po ashtu, bëjmë me dije se këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti. Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente”.
