Kosovë Lajme

Smith: Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së!

Kryegjyqtari Charles Smith në seancën vendimtare për katërshen e UÇK-së, ka deklaruar se ZPS nuk ka arritur të vërtetonte dyshimet për krime kundër njerëzimit për ish-krerët.

“Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm sipas nenit 13 të ligjit, që ishte kryer një sulm i përhapur gjërsisht apo sistematik ndaj një popullate civile, në këtë pikë”, tha Smith.

“ZPS nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm që ky sulm u drejtua kundër një popullate civile”, tha ai.

“Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”.