Kosovë Lajme Politikë

Pa opozitën, por me Listën Serbe në sallë – Vetëvendosja e formon Qeverinë “Kurti 4”

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër.

Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit, kryeministri Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke përmendur arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Kurti foli edhe për proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke deklaruar se këto ditë pritet me ankth verdikti që do të jepet ndaj katërshes së UÇK-së.

Në seancën ku u votua Qeveria e re nuk ishin të pranishëm deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.

Në sallë ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë.