Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër, këto janë gjashtë pikat që do të diskutohen

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, ku në rend të ditës janë përfshirë gjashtë pika për diskutim.

Sipas njoftimit për media, seanca do të nisë në orën 10:00, ndërsa deputetët do të trajtojnë çështje të ndryshme parlamentare, përfshirë projektligje me rëndësi dhe propozime për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Deklarimet jashtë rendit të ditës.

Pyetjet parlamentare.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Votimi i Propozimit të GP-së – Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Seanca e nesërme pritet të përfshijë diskutime dhe vendimmarrje për çështje buxhetore, ligjore dhe organizative të Kuvendit të Kosovës.