Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dy motoristë humbin në Jezercë, ekipet e kërkim-shpëtimit dalin në aksion për gjetjen e tyre

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se është angazhuar në një aksion kërkimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës.

Në njoftim shtohet se ekipet janë duke punuar intensivisht.

Postimi:

Aksion kërkimi

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës.

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt.