Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se pa marrëveshje për presidentin nuk mund të ketë përparim.
“Pa marrëveshjen për president nuk mund të ecim përpara. Lëvizja Vetëvendosje, edhe njëherë po e theksoj, sepse po shoh që ka përpjekje nga partitë opozitare për me kriju mjegull në opinionin publik”, tha Abrashi.
Sipas tij, pa zgjedhjen e kësaj çështje kot flitet për diçka konkrete.
