Kosovë Lajme Politikë

Berisha për kaosin në Kuvend: Deputetët e LVV’së bënin provokime për të krijuar skena

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha ka komentuar situatat e krijuara dje në Kuvendin e Kosovës aty ku PDK kërkoi thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive pikërisht në një nga ditët kur mërgimtarëve iu lejuan vizitat në këtë institucion.


Berisha në “DPT Te Fidani” tha se deputetët e LVV-së vinin me qëllim që të provokonin deputetët e PDK-së dhe Aleancës për të krijuar siç thotë ai ‘skena’ para mërgimtarëve.

“I sollën disa mërgimtarë, e patë çka ndodhi, domethënë ai me kapuç të bardhë dhe një tjetër që ishin ardhë me qëllim të përgatitur për të provokuar deputetët. Kur e pashë atë skenë kam dalë pastaj me deputetët tonë, mirëpo i kam bërë thirrje deputetit Mërgim Lushtaku, sepse vinin herë pas here deputetë të përgatitur për me bë provokime në sy të mërgimtarëve me kriju skena… Vinin herë pas here të përgatitur për me i qit në situata të këqija deputetët e opozitës ose deputetë e Kuvendit të Kosovës”, tha fillimisht ai.

Tutje, Berisha komentoi edhe fyerjet dhe kërcënimet ndaj deputetëve të ish-opozitës ku një nga qytetarët bëri thirrje për pushkatimin e ish-kreut të Aleancës, Ramush Haradinaj.

“Lypën pushkatim disa aty që janë që janë të porositur. Pastaj ai që lypte pushkatim për Ramushin, ai doli që ish kusheri i Tefik Llugiqit, pastaj doli që një serb ka shkruar një libër edhe e kish përshkruar bashkëpunimin e atij njeri si infiltruar në brigadën 114 të UÇK-së. Është fjala për Skënder Llugiqin”, tha Berisha.