Nazim Pira nga Pozherani humbi jetën përgjatë së martës, pasi siç u bë e ditur nga Policia e Kosovës, tashmë i ndjeri rrëshqit në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij dhe pësoi lëndime fatale në kokë.
Klubi Futbollistik KF Vllaznia Pozheran përmes një telegrami ngushëllimi njoftoi se i ndjeri ishte mbështetës i klubit.
“Nazim Pira do të kujtohet gjithmonë si një nga mbështetësit më besnikë të KF Vllaznia, duke qenë për disa dekada pranë klubit me dashuri, përkushtim dhe besnikëri të palëkundur. Kontributi i tij si tifoz dhe mbështetja e vazhdueshme për ngjyrat e klubit do të mbeten pjesë e kujtesës sonë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të klubit.
