Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, ka shtyrë fizikisht deputetin e LVV’së, Adnan Rrustemin.
Lushtaku teksa Rrustemi ishte duke folur për arritjen e një marrëveshejeje, ka ndërhyrë duke thënë “mos na shitni pallavra, o demagog”.
Më pas, Rrustemi iu drejtua me fjalët “largoje dorën”.
Pas kësaj përplasje ka reaguar Lushtaku në një postim në “Facebook”.
Ai tha se PDK do ta mbrojë shtetin dhe rendin kushtetues me çdo mjet.
“Kushtetuta e Kosovës, në të kaluarën, nuk u njoh dhe u suprimua nga Jugosllavia. Sot, nuk njihet dhe nuk respektohet nga njerëzit që udhëheqin me Kosovën. REPUBLIKË. KUSHTETUTË”, shkroi ai.
