Krasniqi: Haxhiu s’do t’i marrë asnjëherë 61 vota, te presidentja do të shkojmë me kërkesën për zhbllokim të institucioneve

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë sërish thirrje Vetëvendosjes që ta ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar, pas dështimit për herë të gjashtëmbëdhjetë të seancës konstituive. Krasniqi ka thënë se Haxhiu nuk do t’i merr 61 vota për kryeparalamentare as në seancat e tjera.

“Unë i bëj thirrje edhe një herë Kurtit që ta ndërrojë kandidaten sepse nuk i i ka marrë, nuk i merr, as nuk do t’i marrë 61 vota. Kjo është e pashembullt dhe urojë që të mos ndodhë kurrë”, tha ai ndër të tjera.

Krasniqi foli edhe për takimin me presidenten Osmani që pritet të zhvillohet sot. Ai tha se PDK shkon me kërkesën për zhbllokim të institucioneve.

“Takimi me presidenten është i mirëpritur nga ana jonë sepse e kemi propozuar qysh javën e kaluar. Unë do të shkoj me vullnetin dhe shpresën për të dhënë kontribut por varet edhe nga partitë tjera. Ne po shkojmë me bindje dhe vullnet që vendit i duhen institucionet e reja. Qëndrimet e PDK-së që nga fillimi janë ato që duam të shkojmë drejt konstituimit të Kuvendit e hapjes së afateve për krijimin e një qeverie të re. Optimizmi apo pesimizmi nuk janë atribute që na ofrojnë zgjidhje”, tha Krasniqi para mediave.

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…