U.d presidentja, Albulena Haxhiu, është kthyer në sallën e Kuvendit, duke thënë se ajo shkoi aty për shkak të vizitës së mërgatës.
Haxhiu, i kritikoi partitë e tjera duke thënë se veprimet e tyre janë të ‘’pajustifikueshme’’.
‘’Siç po e shihni opozita i proteston edhe mërgatës, edhe të rinjve e të rejave tona, por kur s’ka kauzë vazhdojnë me veprime të tilla të pajustifikueshme. Ja që opozita po tenton të bëjë veprime të tilla vetëm që të pengojë aktivitete të Kuvendit’’, ka thënë ajo.
‘’Kryetari Kurti, në vazhdimësi ka bërë ftesa për opozitën, ai së pari është përballur me refuzim të takimeve nga ana e PDK dhe AAK, dhe në anën tjetër nga kërkesa të cilat janë në shpërputhje me fuqinë politike, siç janë kërkesat e LDK’së. Pra seancë do të ketë, por paraprakisht duhet të ketë marrëveshje. Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitete opozitare, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin. Kur nuk ke kauzë, veprimet janë banale. Këta kanë probleme lidershipi, dhe prandaj edhe veprimet i kanë të pakontrolluara’’, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, deputetët e PDK’së, i kanë bërë thirrje asaj që ta thërrasin seancën konstituive.
