NATO është duke punuar për të siguruar që KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘’X’’, zëdhënësja e NATO’s, Allison Hart.
Në postimin saj, Hart, shton se, nën udhëheqjen e Ozkan Ulutus, ka filluar përshtatja e ‘’qëndrimit’’ të NATO’s, në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe palët e interesuara.
‘’ Ky proces bazohet në kushtet në terren dhe mund të kthehet mbrapsht, nëse kjo vlerësohet e nevojshme’’, thuhet në postimin e Hart.
Postimi:
Zëdhënësi i NATO-s në X:
NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë.
Nën udhëheqjen e qëndrueshme të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, kemi filluar të përshtatim qëndrimin tonë, në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe palët e interesuara.
Këto përshtatje dëshmojnë përparim konkret në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe të lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.
Ky proces bazohet në kushtet në terren dhe mund të kthehet mbrapsht, nëse kjo vlerësohet e nevojshme.
NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve.
