Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ofruar 384 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 24 persona janë trajtuar pas lëndimeve të marra në aksidente trafiku.
Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i rasteve është menaxhuar në Reanimim, ku janë trajtuar 125 pacientë.
Në Emergjencën Internistike janë trajtuar 89 pacientë, në atë Kirurgjike 47, ndërsa në Emergjencën Ortopedike kanë marrë trajtim 90 pacientë.
Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 33 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe dy raste të intoksikimit, përkatësisht helmimit, ndërsa 24 persona kanë kërkuar trajtim si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.
QKUK ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 32 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
