Kosovë Lajme

Klestori sërish në protestë, ka një mesazh të fuqishëm në bluzën e tij

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon për të tetën ditë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në mesin e qytetarëve që po marrin pjesë sërish në protestë është edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit.

“Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit, për lirinë e vendit tim”, shkruan në bluzën që kishte veshur Klestor Veseli.

Ai ka qenë i pranishëm edhe në ditët e mëparshme të protestës, e cila po mbahet çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës.