Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, janë deklaruar babai i viktimës, Gëzim Kastrati, dhe avokatja e familjes, Miranda Haxhiu.
Avokatja dhe babai i së ndjerës, Gëzim Kastrati kanë deklaruar se drejtësia është e vonuar, por presin që rasti të marrë epilogun e merituar.
Kastrati foli edhe për atë që e cilësoi si neglizhencë të institucioneve shtetërore para vrasjes së vajzës së tij, duke thënë se nuk kishte arritur të dëgjohej nga askush për të shprehur shqetësimet dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën.
“Askush nuk më ka pranuar që të flas, që të shprehem, të pronomcohem për situatën që ta zgjidhim këtë çështje”, ka deklaruar Kastrati para mediave.
