Kosovë Lajme

Barrikada sigurie në qendër të Prishtinës, bllokohet zona pranë Qeverisë dhe Presidencës

Në qendër të Prishtinës janë vendosur kordonë sigurie në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Presidencës.

Deri më tani, në terren janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës që po kujdesen për rendin, ndërsa nuk janë vërejtur pjesëtarë të njësive speciale.

Po ashtu, kordonët dhe barrikadat janë vendosur vetëm në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Presidencës.