Ish-Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka përfunduar intervistimin nga Prokuroria Speciale në lidhje për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit.
Pas intervistimit, Aliu foli edhe para mediave.
“Është lehtësim pas dy vitesh heshtje pata mundësinë me sqaru situatën para prokurorisë për gjithë atë sulm dhe atë pretendim të vazhdueshme ndaj meje i cili ka degraduar aq shumë, por që unë i jam përgjigjur me heshtje deri tani”, tha fillimisht Aliu.
“Pata mundësin me sqaru te gjithe procesin për gjithë peridhën sa unë kam qenë ministër, kam vepru në perputhje me ligjin, kam vepru sipas rekomandimeve të zyres kombëtare te auditimit.Nuk ka asnjë vendim që mundet me më nderlidh mua me këtë porces , poashtu për pretendimin për mosverim I tërë rasti ka qenë i auditum nga zyra kombëtare e auditimit dhe ka pas rekomandim dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve. Ka pasur auditim të brendshëm, ka pasur edhe hetim I cili e sqaron shumë qartë pozitën e ministrit si staf politik karshi punës në administratë. Tani jam i lehtësuar”, përfundio ish-ministri.
Avokati i ish-ministrit Liburn Aliu, Artan Çerkimi, ka treguar se sot klienti i tij është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Para gazetarëve, ai ka thënë se Aliu ka kontribuuar në mënyrë substanciale që të zbardhet rasti për të cilin është intervistuar.
Sipas tij, ish-ministri i ka dhënë të gjitha shpjegimet për përgjegjësitë e tij.
“Z. Aliu i është përgjigjur ftesës së prokurorisë pa asnjë hezitim. I ka dhënë të gjitha shpjegimet për funksionin e tij si ministër, të gjitha përgjegjësitë që i ka pasur në lidhje me pretendimet e ngritura. Mendoj se ka kontribuuar në mënyrë substaciale që kjo çështje të zbardhet”, ka thënë Çerkini
