Kosovë Lajme

Kaos total në Morinë, kamionët mbesin në kolona pas vendimit të Ministrisë për kufizim të qarkullimit

Kolonës nuk po i shihet fundi.

Në pikën kufitare në Morinë janë shkaktuar kolona të gjata të kamionëve që transportojnë mallra, e që po presin të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Situata kaotike është duke u zhvilluar që nga mëngjesi i ditës së sotme, raporton IndeksOnline, transmeton Periskopi.

Temperaturat e larta po e rëndojnë pritjen e gjatë.

Situata u krijua për shkak të vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, që kufizon lëvizjet e mjeteve mbi 20 tonë në autoudhë.

“Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime” thuhet në njoftimin e lëshuar dje.

Më poshtë pamje:

PAMJE