Kosovë Lajme

Bajrami: Jam kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe jam për një marrëveshje të mirë

Deputetja e zgjedhur nga rradhët e LDK-së, ka folur për takimit e përfaqësuesve të kësaj partie me Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Ajo ka thënë se është për një marrëveshje të mirë dhe kundër shkuarjes në zgjedhje. Por, sipas saj posti i Presidentit do të ishte balancues në këtë rast.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë m’u duk që insiston në pozitën e presidentit, dhe mendoj që pozita e presidenteve do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

“Ajo që mund të them është se jam kategorikisht kundër shkuarjes prapë në zgjedhje, dhe jam për një marrëveshje të mirë, që është marrëveshje e mirë për Kosovën por edhe për LDK-në”, u shpreh deputetja e zgjedhur.