Lajme Shqipëri

Zjarri i madh në Finiq të Shqipërisë, flakët rrezikojnë banesat në disa fshatra

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë së Finiqit, duke dalë jashtë kontrollit.

Sipas mediave në Shqipëri, flakët janë përhapur me shpejtësi në disa zona të Finiqit dhe Delvinës, përfshirë fshatrat Mesopotam, Kostar dhe Vllahat, ndërsa rrezikohen edhe banesat e banorëve, transmeton Periskopi.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, pasi terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirësojnë ndërhyrjen vetëm nga toka.

Ekipet emergjente po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.