Kosovë Kronikë Policore Lajme

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur Arlinda Zekajt

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Burime bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.

Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë përgjigje zyrtare nga Prokuroria dhe Policia, dhe sapo të marrë përgjigje do të përditësohet teksti.