Kreu i LVV’së dhe kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e partisë së tij ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Kurti ka thënë se ky vendim duhet patjetër të korrigjohet në Apel sa më parë.
“Në rrethanat e padrejtësisë që prodhoi shumë mllef, kishim përgjegjësi që të menaxhonim me qytetarët e pakënaqur. Ky aktgjykim duhet patjetër të ndryshohet e korrigjohet në Apel sa më parë. Kemi themeluar grupin punues për strategjinë shtetërore për procedurat e Apelit, ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve dhe partive politike, nën drejtimin e Glauk Konjufcës”, ka deklaruar Kurti.
