Tre persona kanë humbur jetën brenda një jave si pasojë e aksidenteve të rënda të trafikut në komunën e Istogut.
Dy viktimat e para u shënuan më 21 korrik në fshatin Shushicë, ku një aksident tragjik i mori jetën një gjyshi dhe mbesës së tij.
Ndërkohë, një tjetër aksident me pasoja fatale ndodhi të dielën në Istog, ku një motoçiklist humbi jetën pasi u përplas me një kamion.
Gjatë muajit korrik ka pasur mjaft shumë aksidente me fatalitet në mbar vendin.
