Kosovë Kronikë Policore Lajme

Fushë Kosovë: I riu humb jetën, dyshohet se u ngulfat duke ngrënë shalqi

Një i ri ka humbur jetën, pasi dyshohet se u ngulfat nga një copë shalqiri.

Raportohet se 32-vjeçari fillimisht ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 14:15.

Pas njoftimit nga QKUK-ja, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.