Lajme Sport

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Anthony Joshua ka tërhequr vëmendjen gjatë përballjes së parë (face-off) me boksierin shqiptar Nelson Prenga, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Gjesti i ish-kampionit të botës u prit me entuziazëm nga tifozët shqiptarë, të cilët e interpretuan atë si një shenjë respekti ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Joshua dhe Prenga u shfaqën në një atmosferë sportive gjatë promovimit të duelit, ndërsa momenti kur të dy formuan së bashku simbolin e shqiponjës u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

VIDEO