Kosovë Kronikë Policore Lajme

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis një aksion kërkimi në Novobërdë

Me kërkesë të Qendrës së Situatave, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb.


“Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë.

Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur” thuhet në njoftimin e Shoqatës.