Kosovë Kronikë Policore Lajme

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë lëndë narkotike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar.

Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.

Ndërsa janë arrestuar pesë persona.

“Angazhimi ynë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve vetëm sa do të rritet, me edhe më shumë vullnet dhe këmbëngulësi. Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë” shkroi Sveçla.