Kosovë Lajme

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Në Prishtinë është kapur një shtetas i huaj, i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermane.

Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, i dyshuari kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar më pas me procedurat tjera ligjore.

“Me datën 13.06.2026 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit të huaj i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermane. I njëjti kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal Gjerman”, thuhet në njoftim.